image

Matematika, fizika, kimia dhe biologjia perbejne ato qe quhen lendet baze te shkencave natyrore. Ato nuk furnizojne vetem koncepte e ligje, nocione, formula e vertetime per t'u mbajtur mend, por edukojne menyra pune e te menduari, analiza fenomenesh, mjeshteri perceptimi e llogaritjesh ne aspekte te lidhura me fenomene natyrore. Ne kete kuptim, nje trajtim i ketyre lendeve vetem ne forme leksionesh do te ishte i pamjaftueshem. Pikerisht per tu ardhur ne ndihme studenteve ne aspektin praktik te ketyre lendeve u krijua ky website me ushtrime dhe problema te zgjidhura. Jemi munduar qe t'ju paraqesim zgjidhjet e ushtrime me tipike ne menyre sa me te thjeshte, ku ne disa raste jane te perfshira edhe pjese teorike te cilat bejne te mundur marrjen e njohurive perkatese ne menyre te plote dhe te sakte.

Ju bejme me dije se disa nga materialet ofrohen kundrejt nje abonimi mujor me pagese (credit card apo PayPal) nepermjet platformes Patreon, ku regjistrimi, ashtu si çregjistrimi, mund te behet ne çdo moment qe ju deshironi. Arsyeja perse behet kjo eshte qe te mbulohen kostot e mirembajtjes se kesaj faqeje, por edhe si motivim per publikimin e materialeve te tjera ne te ardhmen.

Te gjitha materialet e publikuar ne kete faqe jane lehtesisht te aksesueshme dhe te lundrueshme, çka mundeson gjetjen e informacionit te kerkuar ne nje kohe te shkurter. Ne qoftese deshironi te informoheni me teper, atehere klikoni ketu